“Tuneli” në burgun e Idrizovës, janë suspenduar nga puna disa të punësuar

“Tuneli” në burgun e Idrizovës, janë suspenduar nga puna disa të punësuar

Drejtori i burgut “Idrizovë”, Zoran Jovanovski, ka njoftuar se tashmë ka të punësuar të pezulluar, për shkak të hapjes së tunelit në burgun.

Ai nuk tha se cilët punonjës dhe sa prej tyre janë pezulluar, por që do të zbulohen pasi të dorëzohet akti prokuror.
“Ka të pezulluar, por nuk mund të them sa apo detaje të tjera. Hetimi është në vijim, rasti po zbardhet. Së shpejti presim aktakuzë, por të presim përfundimin e procedurës”, tha për “Makfax” drejtori Jovanovski.
Tuneli në “Idrizovë” u zbulua para një muaji, ndërsa nga MPB thanë se e kanë ditur dy muaj më herët. Në gërmimin e tunelit morën pjesë tetë të burgosur, të cilët janë të dënuar për vepra të rënda penale. Tuneli ishte i gjatë 40 metra dhe i mbrojtur nga prishja.
Tuneli kishte filluar nga pjesa e hapur e burgut dhe çonte në gardhin e lartë mbrojtës. Punonjësit e burgut, ndonëse kishin indikacione se kishte lëvizje të dyshimtë të të dënuarve, e zbuluan tunelin kur filluan përgatitjet për prishjen e dhomave ndihmëse, përfshirë edhe atë për ruajtjen e qymyrit.

MARKETING