Tjetër gol nga Seferi, 10 në total në 23 ndeshje

Tjetër gol nga Seferi, 10 në total në 23 ndeshje

Tjetër gol nga Taulant Seferi në Ligën kryesore të Emirateve të Bashkuara Arabe. Sulmuesi kuqezi, pjesë e Bani Yas, shënoi që në minutën e 14-të në transfertë me Shabab Al-Ahli Dubai në ndeshjet që i përket raundit të 23-të. Seferi shfrytëzoi një pasim të Al Noobi, për të zhbllokuar rezultatin.

Kujtojnë që një javë më parë ish-sulmuesi i Tiranës realizoi edhe në barazim 3-3 përballë Al Bataeh. Në 23 ndeshje ku është aktivizuar, Seferi ka mundur ta gjejë 10 herë rrugën e rrjetës.

 

MARKETING