Taravari: Do të angazhohemi që deri në fund të vitit 2028 paga minimale të jetë 800 euro

Taravari: Do të angazhohemi që deri në fund të vitit 2028 paga minimale të jetë 800 euro

Kandidati për presindet nga radhët e VLEN, Arben Taravari sonte në tubimin qëndror në Strugë premtoi se VLEN-I si qeverisje e ardhshme do të angazhohet që paga minimale deri në fund të vitit 2028 të jetë 800 euro, raporton SHENJA.

“Të dashur struganë, emigrimi në vendin tonë është mbi normë. Shifrat janë alaramuese. Veç flasim për eksoz. Ne si qeverisje e ardhshme e VLEN ne do të marrim vendime për rritjen e pagës. Do të angazhohemi pa rreshtur që paga minimale deri në fundin e mandatit tonë të vitit 2028 të arrijë të jetë minimum 800 euro”, u shpreh Taravari. /SHENJA/

MARKETING