(VIDEO) Përveç “Safe City” do të ketë edhe kamera lëvizëse!

(VIDEO) Përveç “Safe City” do të ketë edhe kamera lëvizëse!

Ministria e Brendshme planifikon të pajisë automjetet e policisë me kamera që do të matin shpejtësinë gjatë drejtimit, si dhe do të instalojë pajisje mobile në pikat kritike të trafikut. Këtë e njoftoi Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, duke sqaruar se analizat e mëparshme kanë treguar se kontrolli vetëm në pikat e paracaktuara nuk është i mjaftueshëm për të arritur efektin e dëshiruar parandalues.

MARKETING

Shik.mk

Ministri Toshkovski njoftoi se në 15 vitet e fundit në aksidente trafiku në Maqedoni kanë ndërruar jetën më shumë se 2 131 persona. Ndërsa, që nga nisja e projektit “Qytet i Sigurt”, sipas ministrit numri i viktimave është ulur për 30%.

Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme

“Në periudhën janar-tetor 2026, 85 persona kanë humbur jetën në rrugët e Maqedonisë, krahasuar me 117 në të njëjtën periudhë në vitin 2025 dhe 119 në vitin 2024. Kjo është 32 vdekje më pak krahasuar me vitin e kaluar, ose një rënie prej 27.4 %. Në të njëjtën kohë, numri i personave të lënduar rëndë në 748, krahasuar me 872 në vitin 2025, që përfaqëson 124 të lënduar më pak, ose një rënie prej 14.2 %”.

Vozitja shumë e shpejtë e automjeteve është shkelja më e shpeshtë e trafikut, që është regjistruar në sistem.

Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme

“Për shembull, në maj, janë evidentuar 28 494 shkelje, 27 360 për tejkalim të shpejtësisë, 833 për vozitje të automjetet me leje të skaduar dhe 301 për kalim në semafor të kuq. Në të njëjtin muaj janë u caktuan 781 masa ndalesë për drejtim të automjetit, 486 për vozitje shumë të shpejtë dhe 295 për kalim në semafor të kuq”.

“Safe City” deri tani e ka mbushur buxhetin e shtetit me 10 milionë euro. Ministri paralajmëroi zgjerim të sistemit “Qyteti i Sigurt” edhe në Strumicë, Shtip dhe në Manastir.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme me projektin “Qyteti i Sigurt”, e ka marrë vendin e parë në kategorinë “Përsosmëri në sigurinë e trafikut”, në Samitin botëror të policisë në Dubai.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING