Taravari: ASH emëron Halil Snopçen shef të shtabit zgjedhor

Taravari: ASH emëron Halil Snopçen shef të shtabit zgjedhor

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njoftoi se sot partia ka zgjedhur Halil Snopçen si shef shtabi për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

MARKETING

Description of image

Në seancën e radhës së Aleancës për Shqiptarët u vendos që shefi i shtabit të jetë deputeti Halil Snopçe. Dy zëvendës shefa të shtabit qendror u zgjodhën gjithashtu dy deputetë të tjerë, Sadik Sulejmani dhe Rijad Shaqiri, tha Taravari.

Ai bëri të ditur gjithashtu se janë emëruar edhe koordinatorët për zonat zgjedhore, si më poshtë:

  • Zona zgjedhore nr. 1 – Idriz Orana

  • Zona nr. 2 – nënkryetari Gëzim Kadriu

  • Zona nr. 3 – Bajram Aliu

  • Zona nr. 5 – nënkryetari Garip Kaba

  • Zona nr. 6 – nënkryetari Nazim Taipi

MARKETING