Struga dhe Shkëndija kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës

Struga dhe Shkëndija janë dy skuadrat shqiptare që janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Struga Trim Lum eliminoi Gostivarin nga kjo garë, duke fituar ndeshjen në terren vendas me një gol të Kehindes të realizuar në minutën 48-të. Gjithashtu edhe Shkëndija mori fitore minimale kundër Detonitit në transfertë, me golin e vetëm të Adenis Shalës në minutën e 23-të, teksa tetovarët kishin edhe një rast tjetër ideal për të ngritur shifrat, por Fiton Ademi nuk ishte i saktë nga pika e bardhë.
Arsimi i Çegranit ishte shumë afër befasisë, por u eliminuan nga Brera pas gjuajtjeve të penalltive, pasi ndeshja në minutat e rregullta u mbyll me barazim 1:1. Në gjysmëfinale kualifikohet edhe Vardari, pasi mundi Sileksin me rezultat 1:0. /SHENJA/