Konfirmohen datat e ndeshjeve të fazës së Ligës në Ligën e Kampionëve

Konfirmohen datat e ndeshjeve të fazës së Ligës në Ligën e Kampionëve

UEFA ka konfirmuar kalendarin e fazës së Ligës së Kampionëve për sezonin 2026/27, me 36 skuadrat që do të nisin garën nga 8 shtatori dhe do ta përfundojnë këtë fazë më 27 janar 2027.

MARKETING

Description of image

Faza e Ligës së Kampionëve do të nisë të martën, më 8 shtator 2026, ndërsa ndeshjet e xhiros së parë do të zhvillohen nga 8 deri më 10 shtator. Kjo do të jetë e vetmja xhiro që do të shtrihet edhe në ditën e enjte.

Pas kësaj, skuadrat do të rikthehen në aksion në muajin tetor. Xhiroja e dytë do të zhvillohet më 13 dhe 14 tetor, ndërsa xhiroja e tretë më 20 dhe 21 tetor.

Në nëntor janë paraparë dy xhiro. Xhiroja e katërt zhvillohet më 3 dhe 4 nëntor, ndërsa xhiroja e pestë më 24 dhe 25 nëntor.

Në dhjetor zhvillohet xhiroja e gjashtë, më 8 dhe 9 dhjetor, ndërsa faza e ;igës do të vazhdojë në janar 2027.

Xhiroja e shtatë është në program më 19 dhe 20 janar, ndërsa xhiroja e tetë dhe e fundit do të zhvillohet më 27 janar 2027. Të gjitha ndeshjet e xhiros së fundit do të luhen në të njëjtën kohë.

Pas përfundimit të tetë xhirove, tetë skuadrat e para në tabelë do të sigurojnë direkt kualifikimin në 1/8-tën e finales. Ekipet nga vendi i 9-të deri në të 24-tin do të luajnë në ‘play-off’, ndërsa skuadrat që përfundojnë nga vendi i 25-të e poshtë eliminohen nga garat evropiane.

Më pas, faza nokaut do të nisë në shkurt, ndërsa finalja e Ligës së Kampionëve 2026/27 do të zhvillohet më 5 qershor 2027 në Madrid, në stadiumin “Metropolitano”.

Datat e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve

Xhiroja 1: 8-10 shtator 2026

Xhiroja 2: 13-14 tetor 2026

Xhiroja 3: 20-21 tetor 2026

Xhiroja 4: 3-4 nëntor 2026

Xhiroja 5: 24-25 nëntor 2026

Xhiroja 6: 8-9 dhjetor 2026

Xhiroja 7: 19-20 janar 2027

Xhiroja 8: 27 janar 2027

 

MARKETING