Shkëndija e pandalshme, mposht edhe Sileksin
Shkëndija e Tetovës vazhdon me rezultate pozitive në kampionat, raporton SHENJA. Kuqezinjtë tetovarë regjistruan fitoren e pestë radhazi, pasi në kuadër të xhiros së 5-të të elitës mposhtën Sileksin me rezultat 2:0. Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, ndërsa Shkëndija e zhbllokoi rezultatin në minutën e 53-të. Meliqi realizoi për epërsinë 1:0 të miqve. Kuqezinjtë vazhduan të kërkonin golin e dytë dhe e gjetën atë në minutën e 87-të, kur Xengue shënoi për 2:0, duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Me këtë fitore, Shkëndija shkon në kuotën e 15 pikëve pas pesë xhirove, ndërsa Sileksi mbetet me 7 pikë. /SHENJA/

