Arsimi dhe Skopje ndajnë pikët në një duel pa gola
Arsimi ka barazuar pa gola ndaj Skopjes, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të elitës së futbollit vendor, raporton SHENJA.
Të dyja skuadrat patën mundësitë e tyre për të shënuar, si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën, por në fund asnjëra nuk arriti ta gjejë rrugën drejt rrjetës. Me këtë rezultat, Arsimi dhe Skopje arkëtuan nga një pikë, duke e mbyllur përballjen pa fitues.
Ndërkohë, emocionet në Ligën e Parë vazhdojnë edhe nesër, kur Bashkimi i Kumanovës do të përballet me Shkëndijën e Haraçinës. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 16:30. /SHENJA/

