Spasovski: Bonus pagat për policinë do të paguhen më 5 dhe 6 qershor

Spasovski: Bonus pagat për policinë do të paguhen më 5 dhe 6 qershor

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski pasdite kumtoi se policëve, që kanë punuar orë pune shtesë, paga bonus do t’u paguhen më 5 dhe 6 qershor.

Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve që e parashtroi Tani Jarevski nga VMRO-DPMNE, Spasovski theksoi se të gjitha mjetet të kësaj baze deri më tani janë shlyer dhe tani më nuk ka asnjë padi, realizim, as pagesa.

Lidhur me urën në Bardovcë, në të cilin, siç tha Jarevski, kalojnë çdo ditë kamionë të rëndë edhe nga 40 tona, edhe pse kjo është e ndaluar dhe peshën e lejuar maksimale të automjeteve është 7,5 tonë, Spasovsi paralajmëroi se do të vendoset kontroll i përhershëm policor.

“Do të arrijm marrëveshje që të bëjmë plan operativ, në hyrje të Bardovcës do të ketë kontroll të vazhdueshëm policor të automjeteve për të mbrojtur infrastrukturën, por edhe për sigurinë në komunikacion”, theksoi ministri Spasovski

MARKETING