(VIDEO) Specializantët privat protestuan në pauzë për të treguar se nuk kanë heq dotrë nga kërkesat e tyre

(VIDEO) Specializantët privat protestuan në pauzë për të treguar se nuk kanë heq dotrë nga kërkesat e tyre

Specializantët privat janë mbledhur sërisht sot për të treguar se nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre. Siç kanë bërë të ditur ata, çdo të martë nga ora 11:00 gjatë pushimit ata do të mblidhen në parkun pranë klinikave interne për t’u rikujtuar autoriteteve se gjendja e tyre mbetet e pandryshuar. Pas një jave grevë që specializantët kishin realizuar para Ministrisë së Shëndetësisë gjatë muajit prill, ata më pas vendosën të pezullojnë grevën. Një vendim i tillë, siç thonë ata i detyrohet ndjeshmërisë së periudhës dhe punës së vështirë të klinikave në kompleksin “Nënë Tereza”.

Ata thanë se do t’i kërkojnë ministrit të ardhshëm t’i takojë dhe tu zgjidhë problemete tyre. Specializantët kanë nisur grevën me kërkesë për zgjidhje të përhershme të statusit të tyre, sigurim shëndetësor dhe rritje pagash. Specializantët janë të revoltuar për shkak se nuk kanë sigurim pensional dhe shëndetësor dhe kërkojnë rritje të kompensimit mujor, i cili tani arrin në 26.000 denarë dhe të jetë në nivelin e pagës mesatare të mjekut në një institucion publik shëndetësor, si dhe zgjidhjen e statusit të tyre si persona të papunë.

Qeveria para disa javëve vendosi që statusin e specialisantëve private ta rregullojnë pas zgjedhjeve me projektligje që do të parashikojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre të përgjithshme.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING