(VIDEO) Tre banka gjatë vitit të kaluar fituan 9,4 miliardë denarë

(VIDEO) Tre banka gjatë vitit të kaluar fituan 9,4 miliardë denarë

Gjithsej 90 kompani, aksionet e të cilave janë të listuara në Bursën e Maqedonisë së Veriut, deri më tani kanë dorëzuar raport vjetor financiar të pa audituar që pasqyrojnë gjendjen e tyre financiare në vitin 2022 dhe 2023. Të dhënat tregojnë se sektori bankar, farmaceutik, telekomunikacioni dhe ndërtimi, kanë përfunduar vitin e kaluar me fitimet më të larta dhe konsiderohen si kompanitë më të suksesshme në vend.

Mirëpo, sipas rritjes së rentabilitetit, tabloja e raportit është mjaftë e gjallë dhe tregon se shumë kompani më të vogla arritën të kenë një bum të vërtetë sa i përket fitimeve në vitin 2023, rritja e të cilit matet me mbi 1000%, shkruan portali “Pari”

Sektori bankar zë tre pozitat e para. Në krye të pozitës është Banka Komerciale me fitim prej 3.6 miliardë denarë. E dyta është Stopanska banka AD Shkup me fitim të përgjithshëm prej 3.5 miliardë denarë, ndërsa në vendin e tretë është Banka NLB me fitim të përgjithshëm gjatë vitit 2023 prej 2.3 miliardë denarëve.

Bankat pasohen nga Telekomi i Maqedonisë me fitim prej 2.1 miliardë denarëve. Në pozitën e pestë është Alkaloid me fitim prej 1.52 miliardë denarë, dhe menjëher pas tij është Fabrika e çimentosUsje me fitim pak më të vogël, arrin në 1.51 miliardë denarë.

Ndërkaq rritje më të madhe në fitim nuk kanë bankat as komapanitë e telekomunikacionit apo kompanitë farmceutike. Rritje më të madhe të fitimit gjatë vitit 2023 ka pas kompania nga Strumica – Nova stokna kuqa” prej 1 717%. Kjo kompani e rrit fitimin nga 877.000 denarë deri në 15.9 milionë denarë. Në vendin e dytë është është Kombinati Bujqësor Pellagonia nga Manastiri me rritje të fitimit prej 1 198%. Në vitin 2022 ai ka pas fitim prej 38.8 milionë denarë, ndërsa në vitin 2023 fitimi ka arrit 504.1 milionë denarë. Në vendin e tretë, gjithashtu me rritje të fitimit të matur prej 1 029%, është një Stacion i Kontrolli Teknik Shkup. Në vitin 2022, kjo kompani ka pas fitim 2,3 milionë denarë, e në vitin 2023 fitimi ka arritur 25.7 milionë denarë.

Gjithashtu edhe hotelierët mund të mburrën me një vitë shumë të sukseshëm. Hotelet Metropol ka rritje të fitimit prej 364% si dhe Turizmi i Maqedonisë me 212%. /SHENJA/

MARKETING