(VIDEO) Aksident në porta Vllae, makina ndahet më dysh, lëndohen tre persona

(VIDEO) Aksident në porta Vllae, makina ndahet më dysh, lëndohen tre persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkup, e cila ka rezultuar me një veturë të ndarë në dy pjesë. Si pasojë e këtij aksidenti të tmershëm, dy shoferët dhe një pasagjer kanë përfunduan në spital, për shkak plagëve të marra. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se aksidenti ka ndodhur Porta Vllae, në kryqëzimin e rrugës “Aradhet Partizane” dhe “Angel Dinev”, ku janë përfshirë dy autmojetet me targa të Shkupit “Chevrolet” dhe “Audi”.

MINSTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Sot në ora 02:25 në SPB-Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës ‘Aradhet Partizane’ dhe ‘Angel Dinev’ në Shkup ka pasur aksident trafiku në mes të një automjeti të pasagjerëve ‘Chevrolet’ me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.S. (32) nga Shkupi dhe të një automjeti ‘Audi’ me targa të Shkupit të drejtuar nga B.A. (27) nga Saraji i Shkupit”.

Ndrërkaq, nga atje gjithashtu informojnë se të lënduarit mënjëher janë dërguar në spital, ku edhe janë duke u trajtuar.

MINSTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar E.S., të konstatuara në Kompleksin Klinikë ‘Nënë Tereza’. Shoferi B.A. ka pësuar lëndime trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit ‘8 Shtatori’, ndërsa me lëndime trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit ‘Shën Naum Ohri’ ka pësuar edhe pasagjeri i tij I.A (32) nga Lubini i Shkupit”.

Për rastin në fjalë nga Minsitria e Punëve të Brendshme deklarojnë se është njoftuar edhe prokurori publik.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING