(VIDEO) Zgjedhjet në RMV, BE: Forcat politike ta mbështesin rrugën evropiane të RMV-së

(VIDEO) Zgjedhjet në RMV, BE: Forcat politike ta mbështesin rrugën evropiane të RMV-së

Bashkimi Evropian beson se të gjitha forcat politike në Maqedoni të Veriut do ta mbështesin përparimin e vendit në rrugën evropiane, tha sot zëdhënësja e Komisionit evropian për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Ana Pisonero lidhur me pritjet nga zgjedhjet e nesërme presidenciale dhe parlamentare.

Ana Pisonero, zëdhënësja e Komisionit evropian

Ne qartë e mbështesim perspektivën për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe shpresojmë se do të kemi mundësi ta hapim procesin negociues sa më aprë. BE-ja e ndjek me kujdes procesin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare”.

 

Ajo theksoi se Këshilli i Evropës në konkludimet e veta dha indikacione të qarta duke potencuar se “Maqedonia e Veriut u obligua ta ndryshojë Kushtetutën”. “Shpresoj se edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria do të mund t’i hapin negociatat rreth Klasterit të parë – Të drejtat themelore, sa më parë të jetë e mundur. Vendimi se kur do të thirren Konferencat e ardhshme ndërqeveritare tani është në duart e vendeve anëtare”, tha Ana Pisonero. /SHENJA/

 

 

MARKETING