(VIDEO) Ka nisur heshtja zgjedhore, votojnë personat e sëmurë dhe të burgosurit

(VIDEO) Ka nisur heshtja zgjedhore, votojnë personat e sëmurë dhe të burgosurit

Me nisjen e heshtjes zgjdhore në mesnatë, gjatë ditës ka vijuar votimi i disa grupeve specifike të shoqërisë, për zgjedhjet e dyfishta, ato parlamentare dhe presidenciale. Të parët që votojnë në këtë cikël zgjedhor, janë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm si dhe të burgosurit, personat e moshuar nëpër shtëpi pleqësh, si dhe dy persona të zhvendosur.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor është shtuar numri i këtyre grupeve që votojnë sot, për dallim nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Për zgjedhjet presidenciale do të votojnë 11.123 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, ndërsa për zgjedhjet parlamentare numri është më i madh për 102 votues ose 11.225 persona. Në 14 vendvotime nëpër burgje për zgjedhjet presidenciale votojnë 2 147 votues, ndërsa në listën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare janë regjistruar 2 140 votues. Edhe 5 34 persona të përkujdesur në 20 institucione të përkujdesit jashtëfamiljar votojnë sot. Në Listën zgjedhore janë regjistruar edhe dy persona të zhvendosur brenda vendit. Votimi në diasporë mbahet vetëm për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në 31 vendvotime, ndërsa në ecertifikatat e veçanta nga Lista zgjedhore për personat që kanë paraqitur kërkesë për votim në përfaqësitë diplomatike konsullore apo zyrat konsullore janë regjistruar 2.569 votues. Votimi për zgjedhjet parlamentare në diasporë nuk do të bëhet për shkak se nuk është regjistruar një numër i mjaftueshëm i qytetarëve.

Më 8 maj, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të drejtë vote kanë 1.814.317 votues, ndërsa në zgjedhjet parlamentare 1.815.350, rreth 1 033 qytetarë. Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të votohen dy kandidatë ndërsa në zgjedhjet parlamentare do të votohen 17 lista të deputetëve. Dalja e qytetarëve për rrethin e parë të presidencileve ishte 49,94%.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING