Sot dhe nesër do të ketë regjim të posaçëm komunikacioni në Shkup

Sot dhe nesër do të ketë regjim të posaçëm komunikacioni në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se nga ora 19:00 e ditës së sotme (03.05.2023 – e mërkurë) dhe nesër (04.05.2023 – e enjte), me rastin e shënimit të 120 vjetorit të vdekjes së Goce Dellçev në kishën “Sht. Spas” në Shkup, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit.

“Sipas nevojave nesër do të mbyllet për qarkullim rruga “Samoilova”, nga rruga “Iljo Vojvoda” (viadukti Samoilova) deri në kryqëzimin me rrugën “Prohor Pçinski”, ndërsa me datë 04.05.2023 (e enjte) do të mbyllet për qarkullim “Samoilova”, në shtrirjen nga rruga “Llazar Liçenovski” (Ambasada Amerikane) deri në blv. “Goce Dellçev” në Shkup”.

“Ministria e Brendshme u bën apel të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë”, thonë nga MPB Maqedoni.

MARKETING