Sindikatat e Maqedonisë me protestë shënojnë 1 Majin – Ditën e punëtorit

Sindikatat e Maqedonisë me protestë shënojnë 1 Majin – Ditën e punëtorit

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në gjatë ditës së sotme do të organizojë protestë për të shënuar 1 Majin – Ditën e punëtorin me moton “Punëtorët janë shteti”.

Protesta pritet të fillojë nga ora 12:00 para objektit të LSM-së.
“Konsiderojmë se rritja e pagave për funksionarët për 78% ose 2.000 denarë në ditë, vendosja e punës 12 orëshe në ditë për një pjesë të madhe të punëtorëve, gënjeshtra e punonjësve të shëndetësisë dhe mosrritja e pagave të tyre janë motiv dhe arsye më shumë që të dilet në protestë dhe të shprehet pakënaqësua”, thuhet në thirrjen për protestë.

Ata u bëjnë thirrje të gjithëve, punëtorëve, sindikatave dhe qytetarëve që duhet të bashkohen dhe të tregojnë unitet për të ndaluar qëllimet dhe politikat e jo të mira të qeverisë.

MARKETING