Shkupi bie në Kratovë, fiton Shkëndija

Shkupi bie në Kratovë, fiton Shkëndija

Kampionët në fuqi nuk arritën të shfrytëzojnë barazimin e Strugës, pasi u mundën në Kratovë me rezultatin 2:1 nga Sileksi. Ndeshja e vlefshme për xhiron e 20-të, nuk shkoi në favor të bardhebluve, pasi skuadra nga Kratova me dy golat e Milosavljeviqit dhe Gjorgjievskit çoi në avantazh në pjesën e parë, ndërsa Shkupi në pjesën e dytë shënoi përmes Danfas, por që edhe përkundër tentimeve të shumta, nuk arritën që të barazojnë rezultatin. Ndërkohë, Shkëndija ka fituar në Tetovë ndaj Pobedës falë golit të Çinarit. Në ndeshjet tjera, Rabotniçki u mund nga Bregallnica me shifra 1:0, përderisa takimi Skopje – Tikveshi u mbyll me barazim pa gola.

MARKETING