Kosova bie në Vjenë, mundet nga Austria
Kosova ka pësuar humbje 3-1 ndaj Austrisë në Vjenë, në përballjen e vlefshme për Nations League. Vendasit zhbllokuan shifrat me Affengruber, në minutën e 23-të.
Në fundin e pjesës së parë, austriakët gjetën të papërgatitur dardanët në fundin e fraksionit dhe dyfishuan me Adamu. Në pjesën e dytë, Kosova provoi të reagonte, por pa rezultat. Carney thelloi shifrat pak më vonë dhe shuajti shpresën e skuadrës së Fodas për të dalë me pikë nga ky takim. Në minutat e fundit, Zhegrova ngushtoi shifrat, me anë të një penalltie.

