Shkëndija pa trofe! Sileksi triumfon në finalen e Kupës

Shkëndija pa trofe! Sileksi triumfon në finalen e Kupës

Shkëndija e ka mbyllur sezonin pa trofe, pasi u mposht me rezultat 1:0 nga Sileksi në finalen e 33-të të Kupës së Maqedonisë, e zhvilluar sonte në Arena Toshe Proeski.
Golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën nga Kratova e realizoi Aliq në minutën e 71-të të takimit. Me këtë triumf, Sileksi e fitoi për herë të katërt trofeun e Kupës së Maqedonisë dhe njëkohësisht siguroi pjesëmarrjen në garat evropiane.
Në anën tjetër, Shkëndija e mbyll sezonin pa asnjë trofe, çka konsiderohetsi zhgënjim për skuadrën tetovare. Kjo ishte humbja e katërt e Shkëndijës në gjashtë finale të Kupës së Maqedonisë.

MARKETING