(VIDEO) Mickoski dhe Filipçe përplasen për mesazhin e Von Der Leyen

(VIDEO) Mickoski dhe Filipçe përplasen për mesazhin e Von Der Leyen

Kryeministri Hristijan Mickoski ka hedhur poshtë pretendimet e LSDM-së opozitare se është ndarë i pakënaqur nga vizitia që realizoi javën e kaluar me shefen e Komisionit Evropian. Sipas opozitës, Mickoski ka shprehur pakënaqësi ndaj mesazheve të saj dhe ndaj ngecjes në rrugën drejt BE-së, por kryeministri përsëriti sot se, vlerësoi se vizita dhe takimi me Ursula von der Leyen, ishin jashtëzakonisht cilësor, përmbajtjesor dhe miqësor.

MARKETING

Shik.mk

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I RMV-SË

“Unë vetëm do të them se presidentja von der Leyen, si kurrë më parë, tha se kjo Qeveri po bën një punë frymëzuese për reformat dhe për gjithçka që lidhet me angazhimin për anëtarësimin e shtetit në Bashkimin Evropian. Prandaj, pres që në periudhën e ardhshme, më në fund, të mund ta intensifikojmë të gjithë këtë proces dhe të gjejmë një zgjidhje për situatën në të cilën ndodhemi”.

Ndërkaq, kreu i LSDM-së, Venko Filipçe ka reaguar sot sërish në lidhje me vizitën e fundit të zyrtares evropiane. Ai tha se, Von der Leyen, konfirmoi se rruga evropiane e Maqedonisë nuk e rrezikon as identitetin dhe as gjuhën. Ai shtoi se tashmë është e qartë për opinionin se pushteti, me politikat e tij, po e mban shtetin në izolim.

VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË

“Të gjitha gënjeshtrat e Hristijan Mickoskit ranë në ujë. Presidentja e KE-së tha qartë dhe me zë të lartë: ju presim në Bashkimin Evropian me identitetin dhe gjuhën tuaj. Nuk ka më çfarë të gënjejë Hristijani. Nuk mund të shtiret më si patriot që mbron interesat kombëtare, sepse e vërteta është se ato janë të mbrojtura dhe askush, kurrë dhe në asnjë mënyrë, nuk do të mund t’i marrë ato nga ne. Hristijani nuk është i kënaqur me vizitën, normalisht, sepse presidentja von der Leyen ia hoqi gënjeshtrën. Ai tashmë nuk do të mund ta përdorë më atë gënjeshtër”.

Kujtojmë se më 2 tetor, zyrtarja evropiane vizitoi Shkupin prej ku, porositi se, vendi duhet të miratojë ndryshimet kushtetuese. Ajo vlerësoi se Maqedonia e Veriut mund të përparojë shpejt pasi të tejkalohet bllokada aktuale, duke iu referuar reformave të zbatuara deri më tani.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING