(VIDEO) Rregullatori publikoi çmimet e reja, dizeli ulet për tre denarë!

(VIDEO) Rregullatori publikoi çmimet e reja, dizeli ulet për tre denarë!

Ashtu siç paralajmëroi ditë më parë  kryeministri, Hristijan Mickoski, ashtu edhe doli, nga sot çmimet e derivateve të naftës u ulën për disa denarë, ndërsa  pas më shumë se disa javë, të njejtat kthehen në numra dy shifror.

MARKETING

Shik.mk

Komisioni Rregullator i Energjetikës,  ka sjellur  vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,85 % në raport me vendimin e datës 28.9.2026.

Siç njoftojnë nga KRRE, çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,50 den/litër dhe do të kushtojnë 98,50 dhe 100,50 denarë për litër.

Ndërkaq, çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELITIT do të ulet për 3,00 den/l, ndërsa nga mesnata do të shitet për 97 denarë për litër/. Edhe çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri do të ulet për 3,00 den/litër dhe do të kushtojë  108,50 (denarë/litër), kurse çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,285 den/kg dhe do të jetë 49,597 den/kg.

Kujtojmë se i pari i qeverisë vazhdimishtë ka deklaruar se Maqedonia e Veriut ka çmimet më të lirë në rajon, ndërsa ndër pes vendet më të lira në Europë. Ai gjithashtu njoftoi se nëse arrihet marrëveshje me kompaninë OKTA, çmimet e derivateve të naftës do të ulen edhe më shumë.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING