SHK “Vizioni-M” organizon Shkollën Rinore Ballkanike – Prof. Dr. Ismail Bardhi ligjëroi për jetën e liderit boshnjak, Alija Izetbegoviq

SHK “Vizioni-M” organizon Shkollën Rinore Ballkanike – Prof. Dr. Ismail Bardhi ligjëroi për jetën e liderit boshnjak, Alija Izetbegoviq

Me datë 08.06.2024, në hapësirat e Shoqatës Kulturore “Vizioni M” në Kumanovë filloi Shkolla Rinore Ballkanike 2024, tema e së cilës për këtë vit është “Heronjtë e Përbashkët”.
Shkolla Rinore Ballkanike është një projekt që zhvillohet njëkohësisht në disa shtete të Ballkanit, përkrahur nga Agjencia për Diasporë e Republikës së Turqisë.

Ligjëruesi i parë në hapjen e Shkollës Rinore Ballkanike 2024 ishte prof. Dr. Ismail Bardhi, i cili ligjëroi mbi jetën e liderit dhe mendimtarit boshnjak, autorit i shumë librave, Alija Izetbegoviç. Profesor Ismail Bardhi, filloi ligjërimin e tije që nga fillesat e para të edukimit të tij, deri tek momentet kyçe të studimeve universitarë në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës, mejtepi i parë i Xhamisë Jelen Kapanit (xhami e shembur, kur sot gjendet Gjykata themelore e Shkupit) si Hafëz i ri, duke i dhënë rëndësi traditës fetarë islame në këto troje deri rrugëtimi i tije me njerëz të ditur të urtë që takojë në Sarajevën e atëhershme që ishte ende sistemi i komunizmit me reprezaljet dhe sfidat e saja, gjithashtu Profesor Ismail Bardhi, në këtë ligjëratë u fokusua edhe në rolin e “Mladi Muslimani” si një organizatë e të rinjve në atë kohe e cila frekuentonte në gjithë Bosnjë e Hercegovinën në krye me Alija Izetbegoviçin, Hasan Çengiçin, Omer dhe Sali Behmenin Munir Gavrankapetanoviç etj, ligjërata vazhdoi deri tek kulmi i arritjes dhe i bashkëpunimit në kohen e luftës së Bosnjës 1992 – 1995.

Pas ligjërimit të prof. Dr. Ismail Bardhit, në ndër kohë u kyç e bija e autorit Alija Izetbegoviç, Sabina Izetbegoviç-Berberoviç, që u lidh me ne nëpërmjet programit “zoom” nga Sarajeve dhe mbajti një ligjëratën e sajë. Fokusimi më tepër ishte mbi veprimtarin e babait të ndjerë Alija Izetbegoviç si mendimtarë me veprat e tij si dhe një burrështetas që i bëri ballë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, më interesantja ishte kur shpjegoi sfidat e saja, me babain në atë kohë kur ishte i okupuar edhe aeroporti i Sarajevës nën tutelën e atëhershme serbe dhe në gjitha ato momente të vështira Alija Izetbegoviç ja doli të jetë fitimtarë dhe t’ja arrij qëllimit që nga ai rrethim i aeroportit, të shkon dhe të prezanton në Mbledhjen e Kombeve të Bashkuara në New York, dhe të tregon të vërtetën para gjithë botës, se çfarë masakra ndodhinë në atë kohë në Bosnje e Hercegovinë.

Pas mbarimit të ligjëratës, pjesëmarrësit ishin aktivë me pyetjet e tyre në lidhje me temën.
Në fund të programit për të pranishmit u shtrua edhe një koktej rasti.

MARKETING