Shkupi do të jetë nikoqir i forumit të parë mbi diplomacinë energjetike – burimet e rinovueshme, investimet e gjelbra dhe gratë në energjetikë

Shkupi do të jetë nikoqir i forumit të parë mbi diplomacinë energjetike – burimet e rinovueshme, investimet e gjelbra dhe gratë në energjetikë

Më 25 nëntor në Shkup do të mbahet Forumi i parë i diplomacisë energjetike “Burimet e rinovueshme dhe gratë në energji” i cili do të mbledhë përfaqësues të qeverive, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare, trupit diplomatik, kompanive energjetike dhe investitorëve.

MARKETING

Shik.mk

“Si të sigurohen më shumë investime në burimet e rinovueshme? Si të forcohet bashkëpunimi rajonal në energji? Si të krijohen më shumë mundësi që gratë të marrin pjesë në marrjen e vendimeve kyçe? Këto janë disa nga çështjet që do të jenë në fokus të forumit me qëllim inkurajimin e partneriteteve të reja, shkëmbimin e përvojave dhe hapjen e mundësive specifike për zhvillimin e projekteve të energjisë së qëndrueshme. Theks i veçantë do të vihet në financimin e tranzicionit të gjelbër, tërheqjen e investimeve, partneritetet publik- privat dhe lidhshmërinë rajonale”, informon Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Në kuadër të forumit është paraparë edhe themelimi zyrtar i Rrjetit të diplomacisë së grave në energji e cila sipas ministrisë, do të krijojë hapësirë ​​të re për bashkëpunim rajonal, rrjetëzim profesional dhe forcimin e lidershipit të grave në sektorin e energjisë.

Eventi organizohet nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale në partneritet me Zyrën e Kombeve të Bashkuara, UNDP-në dhe Komisionin ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE).

MARKETING