Shënoi ndaj Bilbaos, Barcelona i falet një debutuesi 17-vjeçar

Shënoi ndaj Bilbaos, Barcelona i falet një debutuesi 17-vjeçar

Barcelona ka mposhtur me rezultatin minimal Athletik Bilbao në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të La Liga.

Goli i vetëm i sfidës u shënua nga 17-vjeçari, i cili debutoi sot me ekipin e parë.
Në minutën e 80-të falë asistit të Joao Felix, Mark Guiu shënoi gol duke i dhënë dhe fitoren ekipit të tij.

Pas këtij rezultati Barcelona e Xavit ngjitet në vendin e 3-të me 24 pikë, 1 më pak se Reali kryesues dhe Girona.

MARKETING