Struga triumfon bindshëm ndaj Skopjes
Struga ka shënuar një fitore të thellë 4:0 ndaj Skopjes, në duelin e parë të ditës së sotme në kuadër të xhiros së 11-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Për triumfin bindës të struganëve u përkujdesën B. Bojku, H. Maleski, H. Agamah dhe A. Vosha, të cilët realizuan nga një gol secili.
Me këtë fitore, Struga ngjitet përkohësisht në pozitën e dytë në tabelë, me 23 pikë të grumbulluara, ndërsa Skopje vazhdon të mbetet në fund të renditjes, me vetëm 3 pikë pas 11 xhirove të zhvilluara.

