Bayern Munich del me reagim zyrtar pasi Kompany u dërgua me urgjencë në spital

Bayern Munich del me reagim zyrtar pasi Kompany u dërgua me urgjencë në spital

Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, është dërguar në spital pasi është rrëzuar pas një seance stërvitore, kanë raportuar mediat gjermane.

MARKETING

Shik.mk

Sipas raportimeve, tekniku belg është transportuar me ambulancë drejt spitalit, ndërsa më herët një helikopter kishte ateruar në qendrën stërvitore të Bayernit. Sipas Sky Sport Germany, 40-vjeçari është në gjendje të qëndrueshme.

Gazeta gjermane BILD, e cila raportoi fillimisht për incidentin, bëri të ditur se Kompany kishte shkuar për të ndjekur stërvitjen e ekipit U23 të Bayernit, kur është rrëzuar. Pas kësaj, në vendngjarje është dërguar një helikopter i shpëtimit.

Pas raportimeve, Bayern Munichu publikoi një komunikatë në rrjetet sociale, duke konfirmuar se trajneri kishte pasur nevojë për trajtim mjekësor të premten.

“Vincent Kompany është dashur të marrë trajtim mjekësor të premten, pasi është rrëzuar gjatë stërvitjes së ekipit amator të Bayern. Trajneri i ekipit të parë po ndiqte seancën stërvitore të ekipit të dytë. Kompany do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të hollësishme në spital dhe do të qëndrojë nën kujdesin mjekësor. Për momentin, stafi i tij teknik do të jetë përgjegjës për stërvitjet dhe ndeshjet”, thuhet në komunikatën e klubit.

Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, theksoi se shëndeti i trajnerit është përparësia kryesore e klubit.

“Shëndeti i Vincent Kompanyt është përparësia jonë më e madhe. Te Bayerni do të bëjmë gjithçka që ai të rikuperohet sa më shpejt. Vinnie po merr të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e nevojshme mjekësore, si dhe gjithë kohën që i duhet. Stafi i tij teknik, të cilit i besojmë plotësisht, do t’i marrë përsipër detyrat e tij. Të gjithë te Bayern i urojmë Vinniet shërim të shpejtë”, deklaroi Eberl.

Kompany ka vuajtur nga një infeksion viral dhe për këtë arsye kishte qëndruar në stol gjatë fitores 6-1 të Bayernit ndaj Leipzigut të shtunën në Bundesligë.

Prania e tij në vijën anësore për ndeshjen e së mërkurës kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve ishte vënë në dyshim, por në fund ai ishte rikthyer në “Allianz Arena” për atë takim.

MARKETING