Messi, Kane, Yamal apo Mbappe? Kush e meriton Topin e Artë 2026?
Sonte (e hënë) në Londër do të vendoset se kush është lojtari më i mirë në botë për vitin 2026.
Yjet e futbollit kaluan një tjetër vit fantastik, ndërsa sipas raportimeve të para, ende nuk është mësuar se kush do ta fitojë Topin e Artë, me favoritët kryesorë që janë Harry Kane, Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe.
Yamal e fitoi Kupën e Botës me Spanjën dhe La Ligan me Barcelonën, ndërsa në 57 paraqitje të zhvilluara shënoi plot 25 gola dhe dhuroi 20 asistime. Nga “SofaScore” ai në përgjithësi u vlerësua me notën 7.83.
Në anën tjetër, Harry Kane i fitoi të gjitha trofetë në Gjermani me Bayern Munichun, si dhe arriti e mbylli si vend i tretë me Francën për të shënuar 73 gola e dhënë tetë asistime në vetëm 65 paraqitje. “SofaScore” i dha një notë prej 7.79.
Kandidat tjetër është ylli francez Kylian Mbappe, që në aspektin individual ishte i shkëlqyer pavarësisht se nuk iu gëzua trofeve, as me Real Madridin e as me Francën.
Mbappe zhvilloi 60 paraqitje në të gjitha garat për të shënuar 58 gola e dhënë 13 asistime në proces. “SofaScore” e vlerësoi me notën 7.74.

