Rijad Shaqiri: Besoj se edhe Fronti Evropian do t’i bashkëngjitet debatit për interpealncën, për të përfituar pikë politike
Deputeti i koalicioni VLEN Rijad Shaqiri para seancës për interpelancën ndaj kryeparlamentari Afrim Gashi tha se beson se edhe BDI do t’i bashkëngjitet debatit të ashpër kundër kryeparlamentarit.
Tutje, Shaqiri shtoi se kërkesat e tilla janë të pritshme nga opozita.
“Mirëpo kur kërkesat janë përmbajtjesore besoj se duhet të shqyrtohen, por kur janë tendencioze dhe duan të japin mesazh të cenimit të drejtave nacionale dhe fetare të një etnie që jeton në Maqedoni besoj se janë të pa baza dhe të pamatura. Mendoj se ato do të bëjnë një debat, brenda kuvendit, besoj se do të jetë i ashpër, që besoj se edhe Fronti Evropian do t’i bashkëngjitet, me qëllim përfitimin e pikëve politike”, tha Rijad Shaqiri.