QMK: 12 zjarre aktive në Maqedoni
Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në ambiente të jashtme, prej të cilave 12 janë aktive, njofton Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK).
Zjarri në malin Serta është përhapur në dy komuna, në Negotinë në hyrjen e fshatit Kalanjevë, ku digjet bimësi e ulët dhe pylli, si dhe në Komunën Konçe pranë fshatrave Lipoviq i Epërm dhe i Poshtëm.
Siç njoftoi mëngjesin e sotëm nga QKM, zjarri në malin Serta do të shuhet sot nga ajri dhe nga toka.
Mbrëmë në mbledhjen e Shtabit të Krizave të Komunës së Negotinës është bërë e ditur se nga ajri do të veprohet me katër helikopterë dhe tre avionë zjarrfikës, ndërsa pjesëtarë të ARM-së, MPB-së, EBR-së, zjarrfikësve nga disa qytete, kompani të shërbimeve publike, pylltarë kombëtarë, gjuetarë dhe vullnetarë të tjerë do të ndërhyjnë nga toka. Është siguruar mekanizimi i nevojshëm për veprim nga terreni, ndërsa është planifikuar që në orët e para të mëngjesit të nisin aktivitetet për shuarjen e zjarrit.
Ekipet e Njësitit Territorial Zjarrfikës Manastir, si gjatë natës ashtu edhe mëngjesin e sotëm, vazhdojnë punën për kontrollin e plotë të zjarrit që ka rënë në kodrën mbi unazë dhe ka shkaktuar dëme të mëdha.