(VIDEO) Gashi: Qëndrimi për aktgjykimin e Hagës është personal
Vendimi i Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, me të cilin ata u dënuan në total me 81 vite burgim, shkaktoi një valë reagimesh të forta në skenën politike. Jehona e këtij vendimi nuk u ndal vetëm në Kosovë. Po atë ditë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, doli në një konferencë për media, ku komentoi vendimin e Gjykatës Speciale, me çka vlerësoi se dënimet e shqiptuara ishin të pamjaftueshme. Por ajo që duket se e shqetësoi edhe më shumë Vuçiqin ishte edhe reagimi i kryetarit të kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i cili doli publikisht në krah të ish-krerëve të UÇK-së, duke shprehur mbështetjen e tij ndaj tyre.
Në lidhje me këtë çështje, është prononcuar numri një i Kuvendit, Afrim Gashi. Ai tha se ky qendrim ka qenë personal dhe në asnjë moment nuk ka folur në emër të kuvendit.
AFRIM GASHI, KRYETAR I KUVENDIT
“Pres që edhe ju, gazetarët, por edhe qytetarët, ta kuptoni se figura e Afrim Gashit nuk mund të jetë 24 orë vetëm në funksionin e kryetarit të Kuvendit, edhe në aspektin politik. Prandaj, i vetëdijshëm për këtë, nuk e kam deklaruar atë në pozicionin e kryetarit të Kuvendit. Ky ishte qëndrimi im personal, i bazuar në të kaluarën time politike. Ishte e qartë se në asnjë moment nuk jam thirrur në emër të Kuvendit apo të këtij institucioni. Prandaj kërkoj që edhe ju, gazetarët, dhe qytetarët të më kuptoni se ky është qëndrimi im personal dhe nuk duhet të përzihet me funksionin që ushtroj”.
Përveç se ndaj Gashit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përmendi edhe reagimin e zv/kryeminsitrit Bekim Sali dhe liderit të opozitës shqiptare në RMV, Ali Ahmeti, ti cilët poashtu nuk u pajtuan me vendimin e Gjykatës Speciale dhe dolën në përkrahje të krerëve të UÇK-së.
Samir Mustafa /SHENJA/

