Turqia zotohet të vazhdojë diplomacinë për një “botë më të drejtë” në Ditën Ndërkombëtare të Paqes
Turqia do të vazhdojë të qëndrojë në krah të atyre që përballen me padrejtësi dhe shtypje në mbarë botën dhe do të përdorë të gjitha mjetet diplomatike në dispozicion për të punuar për një botë më të drejtë, tha të hënën drejtori i komunikimit i vendit, transmeton Anadolu.
Në një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes, Burhanettin Duran tha se kjo ditë shërben mbi të gjitha si një kujtesë për situatën në Gaza.
“Në një kohë kur vlerat më themelore njerëzore po vihen rëndë në provë në Gaza, përgjegjësia e përbashkët e njerëzimit përballë vuajtjeve të fëmijëve, grave dhe civilëve të pafajshëm është të qëndrojë në anën e drejtësisë, ndërgjegjes dhe paqes”, tha Duran.
Ai theksoi se dëgjimi i zërit të të shtypurve, vendosja e jetës njerëzore mbi të gjitha konsideratat e tjera dhe mbrojtja e drejtësisë për të gjithë janë të domosdoshme për ndërtimin e një bote më të jetueshme.
“Nën udhëheqjen e presidentit tonë Recep Tayyip Erdogan, Turqia do të vazhdojë të qëndrojë në krah të atyre që u nënshtrohen padrejtësisë dhe shtypjes kudo që ndodhen në botë, do të shfrytëzojë plotësisht mundësitë që ofron diplomacia dhe do të punojë për një botë më të drejtë”, tha ai.
“Shpresa jonë është për një botë ku armët heshtin, ligji dhe ndërgjegjja mbizotërojnë dhe asnjë fëmijë nuk detyrohet të rritet nën hijen e luftës, shtypjes apo gjenocidit”, shtoi Duran.

