(VIDEO) Aksion i policisë në disa qytete, 6 të arrestuar për kontrabandë me ilaçe

(VIDEO) Aksion i policisë në disa qytete, 6 të arrestuar për kontrabandë me ilaçe

Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli, me qëllim të shpartallimit të një grupi kriminal, të dyshuar për kontrabandë mallrash dhe krime dhe korrupsion. Nga MPB kanë konfirmuar aksionin dhe kanë theksuar se bastisjet po kryhen në disa qytete të vendit.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Më 21 shtator 2026, në orët e mëngjesit, nën udhëheqjen e  prokurorit publik nga prokuroria Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit  Ministria e Brendshme, Departamenti për shkatërrimin e Krimit të Organizuar dhe serioz, ka nisur një operacion policor që synon shpartallimin e një grupi kriminal të përfshirë në kontrabandën e mallrave dhe kryerjen e krimeve të korrupsionit”.

Edhe nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë theksuar se hetimet janë duke u zhvilluar.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE PËR NDJEKJE TË KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONIT

“Kërkime dhe veprime të tjera hetimore janë duke u zhvilluar në disa vende. Pas përfundimit të tyre, prokuroria do ta informojë publikun në më shumë detaje”.

Sipas informacioneve fillestare operacioni synon një grup kriminal të dyshuar për kontrabandë dhe tregti të paligjshme të drogës, medikamenteve dhe suplementeve, si dhe për korrupsion. Të përfshirë në këto raste thuhet se ka edhe të punësuar të doganave. Jozyrtarisht thuhet se 6 persona janë arestuar, ndërsa të dyshuar të tjerë janë ende në kërkim.

Nga institucionet kompetente bëjnë të ditur se më shumë detaje do të ketë pas përfundimit të aktiviteteve operative dhe dokumentimit të plotë të rastit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING