(VIDEO) LIgji për pagën minimale 600 euro në rend ditë në fillim të tetorit

(VIDEO) LIgji për pagën minimale 600 euro në rend ditë në fillim të tetorit

Propozim ligji i LSDM-së opozitare, që paga minimale të rritet në 600 euro, pritet të vendoset në rend të ditës në fillim të muajit tetor. Kështu njoftoi kryetari i Kuvendit Afrim Gashi. Ndërsa sa i përket se kush do ta përkrahë këtë ligj, Gashi tha se partitë kanë kohë të mjaftueshme deri atëherë që të dalin me qëndrim final.

AFRIM GASHI, KRYETAR I KUVENDIT

“Ky propozim ligj është propozuar nga partia opozitare dhe do të vendoset në rendë të ditës mënjeher në fillim të muajit tetor, në seancën e parë të radhës,  e cila do të thirret. Shpresoj që deri atëher partitë do të ndërtojnë një qëndrim rreth asaj, se a do të pranohet ose cili do jetë qëndrimi i tyre. Do të duhet ta presim kohën që të bisedohet, ndoshta edhe për këtë do të nevojiten bisedime, se nëse është në interes të qytetarëve pse mos të përkrahet një ligj dhe nuk është me rëndësi se nga kush propozohet, por me rëndësi është që ai ligj të jetë në interes të qytetarëve”.

Ndërkaq, Gashi shpalosi edhe mendimin  e tij personal rreth pagës minimale. Ai tha se pagat duhet të jenë gjithmonë në një rritje të vazhdueshme.

AFRIM GASHI, KRYETAR I KUVENDIT

“Sa i përket pagës minimale, në parim, personalisht jam i mendimit që pagat të jenë në një rritje të vazhdueshme. Mendoj që kjo e shëndoshë ekonominë, është për të mirën e ekonomisë në përgjithësi dhe prandaj apelojë që të gjendet një modus se si të ketë një qasje ndaj pagave d.m.th, a mundemi si shtet që të jemi në një rritje të vazhdueshme për shkakë se inflacioni , standardi qytetar është në presion të vazhdueshëm, prandaj mendojë që na duhet që shteti të jet i gatshëm për përgjigjë të këtilla”.

Duke i rritur pagat, Gashi tha se i ndihmojnë qytetarët të ballafaqohen me sfidat ekonomike që i kanë dhe u lehtësojnë jetën e tyre.

Kujtojmë, se kërkesa për rritjen e pagës në 600 euro nuk është e re. Edhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka kërkuar vazhdimimishtë për një rritje të tillë, madje ata organizuan më 1 maj të këtij viti edhe protestë dhe vazhduan edhe disa protesta tjera, por e njejta hasi në vesh të shurdhur dhe paga minimale u rrit  vetëm në 426 euro, e ajo sa kërkonte atëher LSM e tash LSDM.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING