Publikohen emrat e arbitrave, ja kush do e gjykojë gjysmëfinalen e dytë mes Real Madrid dhe Bayern Munich

Publikohen emrat e arbitrave, ja kush do e gjykojë gjysmëfinalen e dytë mes Real Madrid dhe Bayern Munich

Gjysmëfinalja e dytë e Champions League mes Real Madrid-it dhe Bayern Munich pritet të jetë një përballje shumë e fortë, me takimin e parë mes tyre që u mbyll me barazimin 2-2.

Me sfidën që luhet këtë të mërkurë janë publikuar emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë takim.

Polaku Szymon Marciniak do të arbitrojë ndeshjen që luhet në “Bernabeu”. Marciniak do të ndihmohet nga asistentët Tomasz Listkiewicz dhe Adam Kupsik ndërsa zyrtari i katërt i ndeshjes do të jetë sllovaku Ivan Kruzliak, në VAR do të jetë Tomasz Kwiatkowski, teksa asistenti në VAR do të jetë Bartosz Frankowski.

Arbitri kryesor:

Szymon Marciniak (POL)

Asistentët:

Tomasz Listkiewicz (POL) dhe Adam Kupsik (POL)

Zyrtari i katërt

Ivan Kruzliak (SVK)

VAR:

Tomasz Kwiatkowski (POL)

AVAR:

Bartosz Frankowski (POL)

 

MARKETING