Për shkak të protestave të 1 Majit, nesër do të bllokohet një pjesë e qendrës së Shkupit

SPB Shkup nesër do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në disa rrugë në qendër të Shkupit për shkak të mbajtjes së dy protestave sindikale të 1 Majit.

Siç njofton MPB, nga ora 10 deri në ora 12:30 do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit për shkak të protestës së paralajmëruar të Konfederatës së Sindikatave të Lira të Maqedonisë me rrugë të lëvizjes nga para zyrave të ShSK-së në ul. “Divizioni 50”, përgjatë rrugës “Jordan Mijalkov”, Blv. “Kliment Ohridski”, te Qeveria në Blv. “Ilinden”.
Gjithashtu, duke filluar nga ora 12 është paralajmëruar protestë e organizuar nga Sindikata e Maqedonisë (SSM) me trase të lëvizjes nga para objektit të SSM-së në rrugën “Mirçe Acev” deri në Kuvend përgjatë rrugëve. “Filip Vtori Makedonski”, “11 Oktomvri” dhe “Dimitria Çupovski”, pastaj drejt selisë së Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe do të përfundojë në Blv. “Ilinden” para Qeverisë.
MPB apelon tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion që t’u binden urdhrave të punonjësve të policisë, njofton Ministria.

MARKETING