Një person vdes nga aksidenti në vendin e quajtur “Tre Çezmat”

Një person vdes nga aksidenti në vendin e quajtur “Tre Çezmat”

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Shtip – Milladinovci, në afërsi të vendbanimit “Tre Çezmat”

Sipas informacioneve të para, në aksident ka humbur jetën një person.

Zëdhënësja e SPB-Shtip Gordana Panajotova konfirmon për MIA se aksidenti ka ndodhur në mes të një kamioni dhe një automobili.

Për momentin në vendngjarje ndodhen ekipet e Shërbimit Mjekësor të Urgjencës, Zjarrfikësve dhe Policisë.

LAMM njoftoi se është ndërprerë komunikacioni në magjistralen Shtip – Milladinovci.
Foto: Mnet.mk

MARKETING