Ministrja Trençevska bën krahasimin e pagës minimale të vitit 2016 dhe vitit 2023

Ministrja Trençevska bën krahasimin e pagës minimale të vitit 2016 dhe vitit 2023

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska me rastin e 1 Majit – Ditës së Punës u shpreh se Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdojnë të mbrojnë dhe avancojnë të drejtat e punëtorëve.

Trençska thekson se ka rritje të vazhdueshme të pagës minimale, ndërsa në krizën më të madhe botërore, paga minimale është rritur në 20.175 denarë me çrast rriti edhe pagat tjera për 2.175 denarë.
“Krahasuar në vitin 2016, paga minimale ishte 10.080 denarë, ndërsa sot në vitin 2023 kemi dyfish pagë më të lartë minimale prej 20.175 denarë. Paga minimale shënoi rritje të vazhdueshme gjatë viteve, edhe atë në vitin 2017/2-18 kur u rrit në 12.000 denarë, në vitin 2019 kur u rrit në 14.500 denarë, në vitin 2021 kur kishte rritje në 18.000 denarë dhe 2023 kur u rrit në 20.175 denarë”, theksoi Trençevska.
Ajo potencoi se me rritjen e fundit është rreth 13 për qind dhe vjen sipas Ligjit për pagë minimale që u miratua në vitin 2022, ndërsa me metodologjine e re të vendosur, rritja minimale e pagës do të jetë e vazhdueshme.

“Çdo vit në muajin mars, paga minimale do të harmonizohet sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Shtatistika, shtoi Trençevska.

MARKETING