Mbahet Kuvendi i Rregullt vjetor i FFM-së

Mbahet Kuvendi i Rregullt vjetor i FFM-së

Këtë të shtune është mbajtur Kuvendi i Rregullt i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Në këtë Kuvend të pranishëm ishin 58 delegatë nga 61 gjithsej. Në fokus të këtij Kuvendi të FFM-së ishin investimet në infrastrukturë dhe në futbollin e femrave.

Të pranishëm në Kuvendin e futbollit vendor ishin Jozef Kliment nga UEFA dhe dhe Mariot Gavat nga FIFA, të cilët u shprehën të kënaqur me punën dhe bashkëpunimin me FFM-në, duke dhënë mbështetje edhe për të ardhmen.

FFM këtë vit përmbush 30 vite që nga antarësimi në UEFA dhe FIFA.

MARKETING