LPFMV, nesër luhen ndeshjet e xhiros së 30-të

LPFMV, nesër luhen ndeshjet e xhiros së 30-të

E mërkura do të sjell gjashtë ndeshje në program të xhiros së 30-të në elitën e futbollit vendor. Skuadra e Shkupit do të luaj transfertën ndaj Gostivarit, teksa kampionët në fuqi, Struga Trim Lum do të jenë mysafirë të Tikveshit në Kavadar. Shkëndija në Tetovë do të pret Brera Strumicën, përderisa Voska Sport do të luaj në kryeqytet kundër Makedonija Gjorçe Petrovit. Në dy ndeshjet tjera do të takohen Bregallnica me Vardarin dhe Sileksi me Rabotniçkin.

Të gjitha sfidat e xhiros së 30-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohen nesër, duke nisur nga ora 16:00. /SHENJA/

MARKETING