Logos-A sjell titullin më të ri “Qasje teo-sociologjike në Marrëdhëniet Ndërkombëtare” të autorit turk Ali Maskan
Para lexuesve Logos-A vjen me titullin më të ri “Qasje teo-sociologjike në Marrëdhëniet Ndërkombëtare” të autorit Ali Maskan.
Libri paraqet një studim teorik që tregon se si formësohet sistemi ndërkombëtar në bazë të besimeve fetare teologjike dhe apokaliptike-eskatologjike. Sipas autorit, elementi themelor që përcakton fatin e shoqërive është niveli i drejtësisë, urtësisë dhe etikës që ato mishërojnë.

