Logos-A sjell librin e ri “Shteti i pamundur” nga autori amerikano-palestinez Wael Hallaq
Shtëpia Botuese Logos-A vjen me një botim të ri, librin “Shteti i pamundur: Islami, politika dhe ngërçi moral i modernitetit”, nga autori amerikano-palestinez Wael Hallaq. Vepra është përkthyer nga anglishtja në shqip nga Vehap Kola.
Libri trajton marrëdhënien ndërmjet Islamit dhe shtetit modern, duke vënë në diskutim raportin mes pushtetit dhe moralit, ligjit dhe etikës, sovranitetit dhe përgjegjësisë.
Përmes një analize kritike, autori shtjellon sfidat e modernitetit dhe raportin e tyre me traditën dhe mendimin politik islam.

