(VIDEO) Liderët e rajonit u mblodhën në Ohër për të diskutuar për të ardhmen evropiane

(VIDEO) Liderët e rajonit u mblodhën në Ohër për të diskutuar për të ardhmen evropiane

 

Në Ohër sot është mbajtur takimi i liderëve të Procesit Brdo–Brijuni, nikoqire e të cilit është presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova, ndërsa bashkëorganizatorë janë presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, dhe presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq. Siljanovska ka theksuar se i rëndësishëm është fakti që ky është samiti i parë i Procesit Bërdo–Brijuni me përfaqësim të barabartë gjinor, me pesë presidente dhe pesë presidentë.

GORDANA SILJANOVSKA DAVKOVA, PRESIDENTE

“Liderëve të rajonit u urova një mirëseardhje të përzemërt Maqedonase në Ohër. Së bashku me Natasha Pirc-Musar dhe Zoran Milanoviq, sot pritëm pjesëmarrësit në takimin e liderëve të Procesit Brdo–Brijuni. Ky është kryesimi ynë i tretë maqedonas i Procesit, por i pari në Ohër, kryeqytetin tonë kulturor dhe shpirtëror. Veçanërisht më gëzon fakti që ky është samiti i parë i Procesit Brdo–Brijuni me përfaqësim të barabartë gjinor, me pesë presidente dhe pesë president”.

Ndërkaq presidentja e Kosovës Justina Shiroka Pula në fjalën e saj para liderëve të rajonit theksoi se bashkëpunimi rajonal, fqinjësia e mirë dhe integrimi evropian janë thelbësore për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.  

JUSTINA SHIROKA PULA PRESIDENTE E KOSOVËS

“Integrimi evropian nuk mund të jetë selektiv dhe se të gjitha vendet duhet të përparojnë drejt anëtarësimit mbi bazën e meritave dhe kritereve të barabarta. Kosova nuk kërkon privilegj, por barazi, respekt dhe trajtim të drejtë. Integrimi evropian është zgjedhje strategjike e Kosovës dhe se mungesa e përparimit drejt statusit të vendit kandidat dëmton besimin e qytetarëve në perspektivën evropiane të rajonit”.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në Ohër, në takim me homologen e tij nga Kosova tha se ka rikonfirmuar mbështetjen e shqipërisë për Kosovën në rrugën drejt BE-së.

BAJRAM BEGAJ, PRESIDENT I SHQIPËRISË

“Në Ohër, në takimin me Presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, rikonfirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Kosovën: statusin e kandidatit në BE, anëtarësimin në NATO dhe në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Marrëdhëniet vëllazërore dhe bashkëpunimi ynë janë prioritet i padiskutueshëm. Së bashku, me një zë të përbashkët dhe dinjitoz, do të çojmë përpara agjendën kombëtare dhe aspiratat euroatlantike të shqiptarëve”.

Në takimin në Ohër morrën pjesë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj kryesuesja dhe anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës – Zhellka Cvijanoviç, Denis Beçiroviç dhe Darijana Filipoviç, presidentja e Kosovës Justina Shiroka Pula ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë, Aleksandr Cupiq si dhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq. Samiti në Ohër është presidenca e tretë maqedonase e Procesit Brdo–Brijuni. Udhëheqësit e vendeve pjesëmarrëse takohen një herë në vit, duke mbajtur kështu një dialog të rregullt politik. Procesi Brdo–Brijuni bazohet në solidaritetin dhe partneritetin ndërmjet vendeve të rajonit në proceset e integrimit evropian. Qëllimi i tij është të nxisë dialogun politik në nivelin më të lartë, të forcojë besimin dhe të intensifikojë dialogun ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING