(VIDEO) Snopçe: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare priten në vitin 2027

(VIDEO) Snopçe: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare priten në vitin 2027

Zgjedhje të parakohshme parlamentare do të ketë brenda vitit 2027, por jo ashtu siç flitet në opinion, gjegjësishtë në prill, por disa muaj më vonë. Kështu deklaroi në emisionin “Debat në Shenja”, deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe.

Pasi ASH-ja përfundimisht mbeti nën drejtimin e Arben Taravarit, çështje kjo që u finalizua zyrtarisht me vendimin e Gjykatës së Apelit, Snopçe u pyet nëse do të vazhdojnë bashkëpunimin me BDI-në. Ai tha se fillimisht do të shqyrtojnë interesin e partisë dhe më pas do të vendosin për hapat e mëtejshëm.

HALIL SNOPÇE, DEPUTET I ASH-SË

“Ne nëse merremi vesh për përcaktimet ideore, për përcaktimet se si do të veprojë koalicioni AKI në të ardhmen, për kushtëzimit që duhet t’i vendos…shife nëse duhet ne të hyjmë në Qeveri dhe nëse vazhdon avazi i vjetër i VMRO-së, atëherë pse të hyjmë në Qeveri, duhet të qëndrojmë konsistent në qëndrimin tonë”.

Në këtë emision, deputeti Snopçe, drejtoi edhe një sërë kritikash për partinë VLEN, duke theksuar se në vend që përfaqësuesit e VLEN-it, të deklarohen dhe të angazhohen për zbatimin e një të drejte kushtetuese ligjore sic është ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, ata deklarojnë se gjuha shqipe nuk është zyrtare.

HALIL SNOPÇE, DEPUTET I ASH-SË

“Paaftësinë tënde, e arsyeton me atë që se kanë bërë të tjerët, po ti je 2 vjet e gjysmë në pushtet, të tjerët janë opozitë. Ata nësë kanë dështuar, kanë shkuar në opozitë, t’i çfarë ke bërë 2 vjet e gjysmë. Politikë Tallava është kur në vend që të ofrosh zgjidhje të plota, ofron zgjidhje gjysmake”.

Snopçe gjithashtu tha se bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ditë më parë ka deklaruar se gjuha shqipe nuk është zyrtare, menjëherë pas tij sipas deputetit të ASH-së, kryeministri Mickoski ka thënë se Univeristetet në gjuhën shqipe nuk duhet të ekzistojnë sipas kushtetutës.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING