Kupa Botërore e Kikboksit në Budapest: Turker Ismail përsëri fiton medalje të artë
Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut, në Kupën Botërore të Kikboksit, e cila është mbajtur sot në Budapest të Hungarisë, po rikthehet në vendlindje me 4 medalje të arta dhe një fitore me medalje të argjendtë.
Në kuadër të Kupës Botërore të Kikboksit, shkupjani Turker Ismail ka arritur që edhe një herë të fitojë medaljen e artë, pas fitores në katër ndeshjet që ka zhvilluar sot në kategorinë Kick Light.
Kikboksieri shkupjan, Turker Ismail, në katër përballjet që ka zhvilluar gjatë ditës së sotme, i ka fituar të gjitha me rezultat maksimal 3:0. Në ndeshjen e parë, përballë kikboksierit grek Pappas Vangelis, arriti fitore me rezultat 3:0. Përballja e dytë ishte me kikboksierin bullgar Velev Ivan, ku Turker Ismail fitoi me rezultat 3:0.
Edhe përkundër faktit se gjatë përballjes së dytë kishte marrë lëndime serioze në trup, shkupjani Ismail vazhdoi garën drejt finales, duke i mposhtur edhe dy kundërshtarët e tjerë me rezultate maksimale 3:0. Në ndeshjen e tretë, ai fitoi përballë kikboksierit anglez Morre Omar, ndërsa në ndeshjen finale triumfoi ndaj kikboksierit hungarez Toromba Christian Alexander.
Sukseset e kikboksierit shkupjan, Turker Ismail, nuk kanë të ndalur. Vetë Ismail shprehet se për suksesin e tij i është mirënjohës familjes së tij, kryetarit të Federatës së Kikboksit të RMV-së, Dejan Mitrovski-Urko, trajnerit Aleksandar Stevkovski-Zelezen, si dhe ndihmësit të tij, Darko, për përkrahjen dhe mbështetjen e parezervë që i japin gjatë gjithë kohës.











