Klinika për Sëmundjet e Fëmijëve: Sigurohet terapia “Trikafta” për 126 pacientë me fibrozë cistike

Klinika për Sëmundjet e Fëmijëve: Sigurohet terapia “Trikafta” për 126 pacientë me fibrozë cistike

Të gjithë pacientët me fibrozë cistike në Maqedoninë e Veriut, për të cilët ekziston indikacion i përshtatshëm mjekësor, do të kenë qasje në terapinë moderne “Trikafta”.

MARKETING

Shik.mk

Kështu njoftoi Klinika për Sëmundjet e Fëmijëve në Shkup, duke bërë të ditur se nga ky vit gjithsej 126 pacientë mbi moshën dyvjeçare, të cilët i plotësojnë kriteret mjekësore, do të përfitojnë nga kjo terapi.

Nga Klinika vlerësojnë se zgjerimi i qasjes në këtë trajtim paraqet një hap të rëndësishëm në trajtimin e fibrozës cistike në vend.

“Trikafta” është një terapi moderne moduluese që ndihmon në përmirësimin e funksionimit të proteinës CFTR, dëmtimi i së cilës qëndron në themel të zhvillimit të fibrozës cistike.

Sipas rezultateve të studimeve klinike, kjo terapi mund të sjellë përmirësim të ndjeshëm të funksionit të mushkërive dhe cilësisë së jetës te pacientët që kanë karakteristikat e përshtatshme gjenetike për trajtim.

MARKETING