Hoxhallarë nga RMV, Kosova dhe Presheva vizitë në Universitetin Ndërkombëtar të Shkencave Islame dhe Teknologjisë në Turqi

Hoxhallarë nga RMV, Kosova dhe Presheva vizitë në Universitetin Ndërkombëtar të Shkencave Islame dhe Teknologjisë në Turqi

Hoxhallarë nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Presheva vizituan Universitetin Ndërkombëtar të Shkencave Islame dhe Teknologjisë në Turqi, ku u pritën nga Prof. Dr. Mehmet Görmez.

MARKETING

Description of image

Gjatë vizitës u zhvillua një takim i përbashkët, ku Görmez prezantoi vizionin, misionin dhe objektivat e universitetit, si dhe planet për zhvillimin e projekteve që synojnë ta shndërrojnë këtë institucion në një qendër të rëndësishme të dijes, arsimit dhe kërkimit shkencor në fushën e shkencave islame dhe teknologjisë.

Në takim u shkëmbyen mendime mbi rëndësinë e dijes, arsimit dhe institucioneve bashkëkohore në zhvillimin e shoqërive, ndërsa pjesëmarrësit e vlerësuan vizitën si një mundësi të çmuar për njohje më të afërt me këtë projekt ambicioz.

Në fund, delegacioni falënderoi Prof. Dr. Mehmet Görmez për mikpritjen dhe për ndarjen e vizionit të tij, duke e cilësuar vizitën si një përvojë të mbushur me dije, frymëzim dhe perspektiva të reja.

MARKETING