Moti sot në Maqedoninë e Veriut, priten reshje shiu dhe erë e fortë
Moti në Maqedoninë e Veriut sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, kryesisht në pjesët perëndimore dhe verilindore të vendit.
Gjatë orëve të mëngjesit dhe në fillim të pasdites pritet mot me vranësira dhe reshje lokale shiu. Më pas, gjatë ditës, moti do të përmirësohet, me periudha me diell dhe vranësira të lehta deri në mesatare.
Era do të fryjë me intensitet të dobët deri në mesatar, ndërsa në disa zona të pjesës perëndimore herë pas here pritet të jetë e fortë, nga drejtimi perëndimor, me shpejtësi që do të kalojë 60 kilometra në orë.
Në Shkup, gjatë orëve të hershme të mëngjesit do të ketë kushte për reshje të lehta shiu. Gjatë ditës, moti do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të lehta deri në mesatare.
Në kryeqytet do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, nga drejtimi i ndryshueshëm.

