Historike në NBA, “Mbreti” James thyen rekordin e legjendës Kareem Abdul-Jabbar

Historike në NBA, “Mbreti” James thyen rekordin e legjendës Kareem Abdul-Jabbar

Nevojiteshim vetëm 36 pikë kundër Oklahoma City Thunder dhe “Mbreti” James i realizoi në më pak se tri të katërtat e lojës. Dhe e bëri para syve të një Kareem Adbul-Jabbar të vëmendshëm në rreshtin e parë në Los Angeles, duke i rrëmbyer rekordin historik legjendës së NBA-së pas 39 vjetësh si pikëshënuesi më i mirë në historinë e kampionatit më spektakolar të basketbollit në glob.

Me gjuajtje nga gjysmëdistanca, ashtu siç realizoi koshin e tij të parë në karrierë në Sacramento 20 vjet më parë, LeBron shënoi pikën e 35-të dhe të 36-ta në përballjen e fundit për të kapur kuotën e 38 388 pikë në total, duke lënë pas legjendën Kareem Abdul-Jabbar. Një stafetë historike në një mbrëmje për t’u mbajtur mend.

MARKETING