Hasani: Balancuesi, i mirë i keq, nuk duhej të hiqej pa ligj të ri, Shabani: Pa Balancues ka pasur më shumë punësime

Hasani: Balancuesi, i mirë i keq, nuk duhej të hiqej pa ligj të ri, Shabani: Pa Balancues ka pasur më shumë punësime

Në emisionin “Debat” në TV Shenja, ku të ftuar janë përfaqësuesi i VLEN-it, Admir Shabani, dhe ish-ministri i Shëndetësisë, nga radhët e BDI-së Ilir Hasani, u diskutua për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe pasojat e shfuqizimit të mekanizmit të njohur si Balancuesi.

Gjatë debatit, Shabani theksoi se, sipas tij, periudhat me më shumë punësime në administratën publike kanë qenë ato kur Balancuesi nuk ka qenë në fuqi, nga ana tjetër Hasani tha se mekanizmi nuk është dashur të hiqej pa një zgjidhje të re ligjore.

“Më tepër punësime ka pasur kur nuk ka pasur Balancuesi”, tha Shabani

“I mirë apo i keq, Balancuesi nuk duhej të shfuqizohej pa u rregulluar ligji”,deklaroi Hasani  nga ana tjetër.

MARKETING